Nisni reklamë, merrni klikime, dhe nuk dini a bleu dikush. Ky është problem matjeje.
Çfarë është pikseli
Copë e vogël kodi që i tregon Facebook çfarë bëjnë vizitorët pas klikimit. Pa të, Facebook nuk di kujt t'ia shfaqë reklamën.
Pse pa të reklamat janë hamendje
- Nuk shihni cilat reklama sjellin porosi
- Facebook optimizon vetëm për klikime
- Nuk mund të targetoni njerëz të ngjashëm me blerësit
- Nuk mund t'u ktheheni atyre që lanë shportën
Si vendoset
- Events Manager → Create Pixel → merrni ID
- WordPress: plugin ose në header
- WooCommerce: eventet dërgohen automatikisht
- Kontroll: Meta Pixel Helper në Chrome
Eventet që vlejnë
- Purchase — më i rëndësishmi
- AddToCart
- Lead — formular i dërguar
- ViewContent
Për privatësinë
Ju duhet baner pëlqimi për cookies dhe përmendje në politikën e privatësisë.
Njësoj për Google
Rregull: mos nisni reklama derisa matja të jetë testuar me porosi reale.
Gabimi më i shpeshtë
Pikseli i vendosur, por Purchase nuk ndizet. Bëni porosi testi dhe kontrolloni Events Manager.