Kostoja e fshehur e dërgesës është arsyeja nr. 1 e shportave të braktisura. Dërgesa nuk është detaj teknik — është vendim shitjeje.
Bazat: zonat
WooCommerce → Settings → Shipping → Add zone. Zakonisht mjaftojnë dy:
- Zona 1: vendi juaj
- Zona 2: shtetet e tjera — çmim tjetër ose me marrëveshje
Kujdes: zonat lexohen nga lart poshtë — e para që përputhet fiton.
Metodat
- Flat rate — çmim fiks, i parashikueshëm
- Free shipping — me shumë minimale. Ky është triku: rrit shportën mesatare.
- Local pickup — blerësi merr te ju
Kombinimi që punon
Në të njëjtën zonë: Flat rate plus Free shipping me prag. WooCommerce e ofron falasin automatikisht.
Pesha dhe dimensionet
Përdorni Shipping classes për çmime të ndryshme sipas grupit.
Thojeni me zë
Vendoseni mesazhin e pragut NË VEND TË DUKSHËM: në shportë, banner, përshkrim.
Para publikimit
Testoni porosi me shuma të ndryshme — nën pragun, mbi të, me marrje.