Çdo listë me 50 plugin-e ju çon në gabim: më shumë plugin-e = sajt më i ngadaltë. Pyetja nuk është cilat plugin-e, por cilat funksione ju duhen.
1. Siguria
Firewall, kufizim i tentativave dhe skanim për malware.
2. Kopjet rezervë
Backup automatik, i rikthyeshëm me një klik. Dallimi mes 5 minutave dhe një sajti të humbur.
3. SEO
Kontroll i titujve, përshkrimeve dhe sitemap.
4. Caching dhe shpejtësi
Nëse hostingu s'ka caching në nivel serveri, plugin cache është i domosdoshëm.
5. Formular kontakti
Mënyrë e thjeshtë e sigurt për t'ju kontaktuar.
Kur plugin-i është rrezik
- I paperditësuar prej vitesh — derë e hapur
- Bën çka tema tashmë e bën
- All-in-one me dhjetë funksione
- I instaluar dhe i harruar — fshini, mos çaktivizoni vetëm
Rregulli
A më jep ky funksion më shumë se sa kushton në shpejtësi dhe rrezik?