Ekrani i bardhë ose HTTP ERROR 500 duket katastrofik, por zakonisht është diçka e vogël — pas një përditësimi ose plugini të ri.
1. Së pari: çfarë thotë gabimi
Ekrani i bardhë e fsheh mesazhin. Ndizni debug: në wp-config.php vendosni WP_DEBUG dhe WP_DEBUG_LOG në true. Rifreskoni — do të shihni mesazhin ose do të krijohet wp-content/debug.log me fajtorin e saktë.
2. Nëse është plugin (më shpesh)
Nuk hyni dot në admin? Përmes File Manager riemërtoni dosjen wp-content/plugins në plugins_off — të gjithë çaktivizohen. Nëse faqja ringjallet, fajtori është plugin: riemërtoni prapa dhe çaktivizoni një nga një.
3. Nëse është tema
Riemërtoni dosjen e temës aktive — WordPress kalon te tema standarde.
4. Nëse është memoria
Mesazh allowed memory size exhausted? Në wp-config.php ngrini limitin në 256M.
5. Nëse është .htaccess
Riemërtojeni në .htaccess_old, pastaj Settings → Permalinks → Save.
Kur të na telefononi
Nëse debug.log është bosh ose gabimi kthehet — na shkruani. Për klientët me mirëmbajtje e zgjidhim ne.