Gabimi më i shpeshtë SEO: firma shkruan me termat e veta, klientët kërkojnë me të tjera. Ju thoni dizajn responsiv; klienti shkruan sa kushton një sajt.
Çfarë është fjala kyçe
Jo një fjalë por një frazë e tërë: hosting më i mirë Maqedoni, si të bëj dyqan online.
Tri tipe sipas qëllimit
- Informative — çfarë është SSL
- Krahasuese — WordPress apo Wix
- Blerëse — çmim sajti, paketa hosting. Këtu jini të parët.
Si t'i gjeni (pa mjete me pagesë)
- Autocomplete i Google
- Njerëzit pyesin gjithashtu
- Kërkime të lidhura
- Search Console — frazat ku dilni tashmë
- Pyesni klientët
Fraza të gjata — përparësia juaj
Jo hosting por hosting për dyqan wordpress Maqedoni — më lehtë për vendin e parë.
Nga fjalët te përmbajtja
Për çdo frazë bëni një faqe që i përgjigjet pyetjes. Mos i mbushni fjalët me forcë.