Ky është artikulli që shumica e agjencive nuk duan ta shkruajnë. E shkruajmë sepse çdo muaj na vjen dikush të cilit i është zhdukur njeriu i faqes dhe askush s'ka asnjë fjalëkalim.
Gjashtë qasjet
- 1. Domeni — llogaria te regjistruesi, në emrin TUAJ. Nëse është në emër tjetri, faqja nuk është juaja.
- 2. Hostingu — përdoruesi dhe fjalëkalimi i cPanel
- 3. Admini i faqes — llogari administratori me email-in tuaj
- 4. Google Analytics dhe Search Console — ju si Owner
- 5. Faqja Facebook/Instagram — ju si Admin
- 6. Email-i në domen
Testi me një fjali
Nëse nesër ndërroj zhvillues, a mund t'i jap vetë qasje te gjithçka?
Si t'i kërkoni
Nuk është mosbesim — është higjienë normale biznesi. Nëse dikush nervozohet ose zvarrit — kjo është përgjigjja.
Ku t'i ruani
Menaxher fjalëkalimesh (Bitwarden falas). Dhe: email-i i rikthimit të jetë juaji.
Pozicioni ynë
Te ne gjithçka është në emrin tuaj që nga dita e parë. Nëse nesër vendosni të shkoni te tjetri — i merrni me vete, pa negociata.